Report Tv - Ambasada Italiane shpall tre fituesit e Çmimit “Musine Kokalari”

2018-06-28 34

Në një ceremoni të thjeshtë, Ambasada e Italisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri ka vlerësuar këtë të mërkurë me Çmimin ?Musine Kokalari?, nxënësit më të mirë maturantë të tre seksioneve dygjyhëshe: ?Ismail Qemali? në Tiranë, ?28 Nëntori? në Shkodër dhe ?Themistokli Gërmenji? në Korçë.
Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në datën 27 qershor në Rezidencën e Ambasadorit të Italisë, në prani të Institucioneve, të trupës së mësuesve të Shkollave, të Universiteteve shqiptare, të përfaqësuesve të kulturës dhe të shoqërisë civile shqiptare. Tre nxënësit fitues janë Stela Peraj nga Shkodra, Dea Qallimi nga Tirana dhe Kostandina Sidheri nga Korça.


Çmimi mban emrin e Musine Kokalarit sepse ajo ishte e para intelektuale, shkrimtare dhe poete shqiptare e ?900-s, e ndjeshme ndaj çështjeve të gruas. U u diplomua në Romë, në vitet 1938 ? 41, pranë Universitetit La Sapienza. Pasi kthehet në Atdhe dhe angazhohet në ndërtimin e një Shqipërie të re, persekutohet nga regjimi komunist dhe privohet nga liritë themelore deri në largimin e saj nga jeta në vitin 1983.