Lihet në harresë plazhi i Shën Pjetrit, mbetje të shumta dhe ujërat e zeza kanë mbuluar rërën

2018-06-28 1

Mjaft i preferuar nga pushuesit vendas dhe të huaj, plazhi i Shënpjetrit në Gjirit të Lalzit vijon të ketë problema sa i përket mirëmbajtjes së tij. I gjithë përqendrimi i shtetit është në pjesën e fillimit aty ku ka edhe më shumë ndërtime, por sa i përket hapësirës publike e cila ndodhet në afërsi të fshatit Shën Pjetër e gjithë hapësira e rërës është e mbuluar nga mbetje të shumta urbane për të cilat nuk është kujdesur askush.

Për të bërë plazh në këtë zonë thuajse është e pamundur, pasi aty mungon çdo kusht elementar. Nuk ka roje, nuk ka kulla vrojtimi, nuk as ujë për të pirë, ujërat e zeza janë të mbledhura në një gropë e cila është shumë pranë detit e insektet e shumta janë prezente në çdo centimetër të tokës. Banorët thonë se ujë nuk ka as në shtëpit e fshatit Biz e Shën Pjetër, e sa i përket kushteve asnjeri nuk vjen për të parë se çfarë ndodh në këtë zonë.