Për herë të parë brigjet shqiptare vizitohen nga anija franceze ekologjike "Energy Observer". Është e para anije me hidrogjen që ka nisur të vijë rrotull botës.
Anija ekologjike "Energy Observer" është fjala e fundit e zhvillimit të teknikës dhe teknologjisë, e ndërtuar nga një botë peçikllasi, moketash, panelesh dhe qarqesh të integruar.
Në bordin e anijes u dha një konferencë për shtyp në prani të Isabelle Le Guellec, këshilltare e parë e ambasadës së Francës në Tiranë, të përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe njerëzve të medias vendore. Jo vetëm Cathy Noguez, në cilësinë e primarit të Bordit, por të gjithë pjesëtarët e tij, që ishin inxhinierë në fusha të veçanta, kishin shumë dëshirë të tregonin jo vetëm Franca, por edhe bota e ka të rrallë.
HIDROGJEN - DIELL - ERE, ishin tri fjalët e kthyera në kryefjalë në anije, pasi këto ishin tre llojet e energjisë që e vënë atë në lëvizje. Me marrje të hidrogjenit në gjendje të lirë, nënshtruar procesit të elektrolizës, me panelet diellore që marrin "hua" energjinë e diellit, me energjinë e rrëmbyer nga era. Një riciklim i plotë energjie, që e bën aq komod çdo udhëtim e observim, e bën edhe të pastër nga zhurmat, nga erërat e karburantëve të munguar.