Në deklaratën para mediave Basha nuk i kurseu sulmet edhe për ambasadoren e BE, Vlahutin dhe atë të SHBA në Tiranë, Donald Lu që vlerësuan vendimin e Këshillit dhe përgëzuan Shqipërinë.
Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës. Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve me të cilat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën
Lulzim Basha
Liderët e BE vendosën dje në Luksemburg se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe, kryesoja ngritja e SPAK-ut.