Në bregun e Liqenit të Shkodrës është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis. Droga ishte e shpërndarë në breg, ndërsa një pjesë ishte në një qese në një thes.
Policia ka nisur hetimet për kanabisin që u gjet sot rreth 2-3 kg, që mund të jetë hedhur nga trafikantët ose të jetë derdhur në momentin që është trafikuar.