ryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të gjithë aktorët në këtë proces, duke filluar nga artistët, arkitektët e të gjitha institucionet e specializuara që kanë dhënë kontribut në këtë proces, ndërsa theksoi se falë vullnetit dhe dëshirës për të dëgjuar njëri-tjetrin, sot është rënë dakord që Shqipëria të ketë një Teatër të ri Kombëtar.
Dua të falenderoj sot publikisht të gjithë komunitetin e artistëve, sindikatat, qytetarët, protestuesit, arkitektët, urbanistët, zjarrfikësit, të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, disa në mënyrë më intensive, disa sporadike, por të gjithë që kanë dhënë një dorë që të gjejmë gjuhën e përbashkët për t?i dhënë Tiranës një teatër të ri, modern, në tokën ku është teatri sot. Kjo nuk ka qenë një negociatë e lehtë. Në fillim fare filluam nga ekstreme, nga qëndrime shumë të ndryshme, por me sa duket ku ka vullnet, ku ka dëshirë, ka një rrugëzgjidhje. Dua t?i falënderoj publikisht jo vetëm të dyja sindikatat, të gjithë faktorët që insistuan që ky projekt të bëhej më i mirë.