Dy artistë të talentuar japonezë, Keisho Ohno dhe Kenji Furutate kanë ardhur të performojnë në Tiranë me instrumentet tradicionale të vendit të tyre: Tsugaru Shamisen dhe W//adaiko Për ambasadorin e Japonisë, zotin Makoto Ito, këto performanca kanë një rëndësi të veçantë.
Unë jam shumë i lumtur që këta dy artistë japonezë janë këtu, z. Keisho Ohno dhe z.Kenji Furutate. Jam shumë i lumtur që ata do të jenë këtu në Rogner, në Tiranë, për të pasur një performancë japoneze. Mendoj se para se të hapnim Ambasadën Japoneze vitin e kaluar nuk ka pasur shumë aktivitete kulturore japoneze dhe mendoj se pak nga pak do të organizohemi në këtë drejtim dhe do t?u japim mundësinë qytetarëve shqiptarë të njihen me kulturën japoneze dhe të shijojnë muzikën japoneze. Është muzikë shumë e bukur.
Ambasadori japonez Makoto Ito
Zoti Ito ka premtuar një bashkëpunim më të gjerë kulturor mes Shqipërisë dhe Japonisë në të ardhmen, ku nuk përjashton edhe fushën e letërsisë.
Në Japoni, Kadare është shumë i famshëm dhe i njohur dhe kemi përkthime të veprave të tij. Kam pasur mundësinë të lexoj disa nga novelat e Kadaresë. Kur erdha këtu vitin e kaluar, gjëja e parë që bëra ishte ta vizitoja dhe të flisja me Kadarenë. Z. Kadare më ftoi në shtëpinë e tij dhe pata mundësinë të flas me të për letërsinë japoneze, për bashkëpunime letrare. Ai e ka vizituar dy herë Japoninë dhe e njeh atë. Ndoshta një ditë do ftojmë shkrimtarë japonezë në Tiranë dhe të kemi bashkëpunime.