Pas tre ditësh, 16 magjistratë të gatshëm për të qenë gjyqtarë e prokurorë të vendit do të mbeten në rrugë, pa punë, pa emërim dhe pa trajtim financiar.
Magjistratët, pas letrës dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej të cilit ende nuk gjetën një zgjidhje, i kanë trokitur në zyrë edhe kryeprokurores Arta Marku, ku kërkojnë një zgjidhje.
Report Tv ka siguruar kërkesën që magjistratët i kanë depozituar Markut, ku sipas tyre duhet të emërohen për t?i shërbyer vendit, ku rezulton se ata janë 10 gjyqtarë dhe 6 prokurorë.
Në situatën kur akoma nuk janë ngritur Këshillat dhe para një perspektive të mos krijimit të tyre në një kohë të afërt, sjellim para Jush, nevojën e ushtrimit të kompetencave kushtetuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018, brenda muajit korrik.
Shprehen magjistratët në letrën drejtuar Markut
Të formuar si juristë kërkesën e tyre ata e bazojnë dhe një ligj, ku i kujtojnë Markut se e drejta e saj për ti emëruar ata si prokuror të ardhshëm buron nga kushtetuta.
?Kompetenca e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë, buron nga parashikimet e nenit 179 të Kushtetutës, vendimi nr. 34 datë 10.04.2017 i Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitat kalimtare të ligjit nr.96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?..