Report TV - Lezhë, i dha 5000 lekë policit për të shmangur gjobën, arrestohet shoferi me ‘Golf 5’

2018-06-28 2

LEZHË-Një shofer është arrestuar, pasi i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative. I arrestuari është Kristal Brati 25 vjeç, banues në Has.

25 vjeçari sipas njoftimit, i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare, ndërsa arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.