Ende asnje shkak per permbytjen e Bibliotekes Kombetare

2018-06-26 0

Tharëse flokësh dhe letra thithëse të të gjitha llojeve janë dy nga elementët që punonjësit po shfrytëzojnë për të shpëtuar nga dëmtimi 12 mijë librat, revistat dhe gazetat pas vërshimit të ujit në katin e fundit të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare. Përveç se objektet ishin të vendosura fizikisht procesi u ilustrua me dy vidoe të shkarkuara nga youtube nga drejtuesja e institucionit Persida Asllani.

Shkaku, ai që çoi në të parën përmbytje në ekzistencën e Bibliotekës Kombëtare, nuk dihet ende. Inspektimi i parë është bërë nga Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, gjatë paradites së të Martës katër ditë pas përmbytjes.

Deri në zbulimin e shkakut dhe mundësisë së përsëritjes së situatës, masat e marra janë.

Masa urgjente kërkon edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta nga institucionet përgjegjëse. Në reagimin e tij, kreu i shtetit, shkruan se duhet parandaluar një ngjarje e tillë në të ardhmen dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë në ruajtjen e fondit të Bibliotekës Kombëtare.