Danimarka, Franca e Holanda: Të shtyhet hapja e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat  e Jashtëm të vendeve te BE-së, janë mbledhur në Bruksel ku po diskutojnë mbi vendimin që do të marrin për hapjen ose jo të negociatave me shqiperise.

Pjesa më e madhe e vendeve anëtarë të BE-së janë pro hapjes se negociatave me Shqipërisë .

Tre  vendet që nuk janë të bindura për ti dhënë driten jeshille Shqipërisë janë Danimarka, Hollanda dhe Franca.

Këto tre vende janë shprehur kundër hapjes në këtë moment të negociatave dhe kanë kerkuar që të shtyhet ky afat dhe të mos jetë tani në fund të qershorit.

Kete e beri te ditur ministri I jashtem grek Nikos Kotzias.



NIKOS KOTZIAS

MINISTRI GREK I PUNEVE TE JASHTME

 

?Sot diskutuam per zgjerimin e bashkimit europian me dy linja te ndryshme nga njera ane shumica e 25 vende qe duan dhe pranojne te hapen negociatata deri ne veren e 2019 per Maqedonin dhe Shqiperine dhe nga ana tjeter kemi Danimarken, Francen dhe Hollanden te cilet duan ta shtyjne afatin . U shpjeguam ne menyre shume te qarte qe gjeopolitika e rajonit ka nevoje për keto dy vende . U shpjegova qe situata e brendshme e të dyja ketyre vendeve tregon stabilitet dhe jo krijim te problemeve te reja .?

Free Traffic Exchange