Klosi: Lejet e guroreve do te revokohen

2018-06-26 0

Të gjitha lejet e guroreve në malin e Tomorrit do të revokohen. Nga Skrapari ku nisi turin e llogaridhënies për qarkun e Beratit, ministri i Mjedisit dhe Turizmir Blendi Klosi tha se nuk do të lejojë shkatërrimin e natyrës, me gurore apo HEC-e.

"Unë mendoj dhe kam qenë publikisht pro mbrojtjes së natyrës shumë të bukur që ka kjo zonë. Padyshim diku mund të ketë edhe zhvillim por jo këtu, jo në këtë bukuri natyrore. Po ashtu me malin e Tomorit. E di që ka këtu ndonjë që ka punuar edhe guroret në malin e Tomorit, dhe ne i bllokuam. Kemi bërë një vendim tani që do t?i revokojmë fare lejet".

Gjithashtu ai paralajmëroi largim nga detyra për drejtuesit e çdo niveli që nuk i përgjigjen qytatarit.

"Është shumë e thjeshtë, mjafton që secili nga ju të aplikojë në platformën e bashkëqeverisjes, të ngrejë shqetësimin dhe padyshim do të marrë një përgjigje, do të marrë zgjidhje nëse halli ka zgjidhje, por nuk do të rrijë qytetari me ndjesinë që ky drejtor, ky specialist i thjeshtë nuk më respekton".

Duke renditur investimet që janë bërë dhe po bëhen në qarkun e Beratit, Klosi tha se do të ketë 4 rrugë hyrëse falë të cilave do të ketë zhvillim në të gjithë sektorët.

Free Traffic Exchange