Ora News - Përmbytja e Bibliotekës, Asllani: Shkaku i paqartë, presim përgjigjen e ekspertizës

2018-06-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka dalë para medias me një komunikim në lidhje me hyrjen e ujit në katin e nëndheshëm të këtij institucioni ku janë dëmtuar më shumë se 12 mijë botime.

Drejtuesja e institucionit theksoi se shkaku i ngjarjes është ende i paqartë por për këtë është kërkuar kryerja e një ekspertize. Persida Asllani shtoi se rreth 70 për qind e materialeve të lagura nga uji, tashmë konsiderohen të rikuperuara ndërsa po punohet me pjesën tjetër.

Drejtuesja aktuale theksoi se ajo dhe paraardhësit e saj kanë informuar me kohë autoritetet shtetërore për gjendjen e rëndë në bibliotekën kombëtare dhe me mungesën e kushteve për ruajtjen e botimeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbytja-e-bibliotekes-asllani-shkaku-i-paqarte-presim-pergjigjen-e-ekspertizes