Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht tentativës së opozitës për bllokim të punës së komisionit të veprimtarisë prodhuese, kreu Eduard Shalsi arriti të vijojë punën sipas rendit të ditës. Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për heqjen e tarifës roaming me vendin tonë PS i propozon parlamentit shqiptar një draft rezolutë për heqjen e roaming me Kosovën.
Ne kemi bërë gati draftin dhe ftoj të gjithë deputetët ti bashkohen nismës tonë për ti propozuar parlamentit shqiptar heqjen e tarifave roaming me Kosovën dhe jo vetëm.
I vetmi që arriti të marrë fjalën ishte deputeti demokrat Florion Mima i cili hodhi akuza ndaj qeverisë që nuk arriti të bindte vendet spektike për celjen e negociatave.
Florion Mima: "Ju patëm lajmëruar dhe ju thamë që me këtë mënyrë qeverisje do të jetë e pamundur të bindi strukturat e BE-së për caktimin e një date për fillimin e negociatave. U tallët dhe ironizuat. Fatkeqësisht koah na dha të drejtë."
Kaq mjaftoi që Shalsi bashkë me deputetët e maxhorancës të braktisin komisionin duke lënë të vetëm deputetët e opozitës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/draft-ligj-heqjen-e-roaming-me-kosoven