http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të papriturat e motit nuk ndalen. Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë që kanë pushtuar vendin prej disa javësh, kanë shkaktuar jo pak dëme.
Rreth 1500 pisha në parkun e Krastës në Elbasan janë rrëzuar, duke rrezikuar jetën e njerëzve që e përdorin këtë zonë për të vrapuar.
Shpëtim Cullhaji, drejtor i Pyjores në Bashkinë e Elbasanit thotë se dëmet janë të konsiderueshme
Parku i Krastës i njohur si kurora e gjelbër e qytetit, ndodhet vetëm 3 km larg Elbasanit.
Investimet e bashkisë në infrastrukturë e kanë kthyer këtë zonë në një nga pikat më të frekuentuar për banorët.