Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Se sa stresuese është çështja e emigracionit, mund të shihej nga kjo e dielë teksa 16 liderët europianë mbajtën një mini-samit në Bruksel për të diskutuar emigracionin, një krizë me një potencial shkatërrues për Bashkimin Europian.
Disa kanë frikë se Gjermania mund të çojë në kolaps Bashkimin Europian, por Austria është një ??optimiste e kujdesshme?.
Mandati i parashikuar si i fundit i kancelares gjermane, Angela Merkel, duket se është më i vështiri në karrierën e saj dhe java e ardhshme mund të jetë thelbësore për mbijetesën e saj.
Por ajo mund të ketë gjetur një aleat të papritur. Pas dy vitesh të votës së ?daljes nga BE?, Britania është e ndarë në dysh për faktin se si duhet të ndodh Brexit, apo edhe nëse duhet të ndodhë apo jo, ose edhe nëse duhet të ketë një votim tjetër për të. Mbështetësit e Bashkimit Europian marshuan në Londër duke bërë thirrje për një tjetër votë publike.
Rexhep Taip Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale turke, sërish. Teksa tejkaloi sfidën më të madhe elektorale të drejtimit të tij në një dekadë e gjysmë, disa vëzhgues argumentojnë se fitorja e zgjedhjeve dhe sistemi i ri presidencial mund të sjellin një dështim për të.
Një këshill i Parlamentit Europian ka rekomanduar fillimin e procedurës për artikullin 7 kundër Hungarisë për shkeljen e vlerave themelore të bashkimit Europian nën sundimin e Viktor Orban.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënon me 20% taksë për të gjitha makinat europiane por BE ka ?veshur dorezat e boksit? dhe është gati të kundërpërgjigjet për çdo tarifë të vendosur nga SHBA. Ndërkohë, mund të përfytyrojmë se çfarë ndodhi në prapaskenën e fotografisë së famshme të liderëve të G7.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, thotë në një intervistë me Sarantis Michalopoulos ku diskutoi paketën e zgjerimit të BE-së, se Europa gjithashtu duhet të mbajë fjalën e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Planet e Rigës për të imponuar Letonishten si gjuhën kryesore në shkollat minoritare ka krijuar tension, duke ringjallur një diskutim të gjatë me mësuesit ish-sovjetik të Letonisë.
Në ambientin e Këshillit, unë do të vazhdoj të luaj spektaklin për Europën dhe planetin, thotë europarlamentari Claude Turmes. Në një interviste ai shpjegon se si e sheh rolin e tij të ri dhe çfarë shpreson të arrijë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shenim-redaksionalatmosfera-e-be-dhe-vendimet-qe-priten-nga-ministrat-e-jashtem