Ora News - Tonight Ilva Tare në Vlorë, investimet e kanë shndërruar një qytet turistik europian

2018-06-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në këtë sezon turistik, emisioni "Tonight Ilva Tare" ishte në qytetin e Vlorës për të diskutuar zhvillimin që kanë sjellë investimet në këtë qytet dhe nevojat për të përballuar sezonin turistik. Të ftuarit vlerësuan investimet e kryera si dhe nxorën nevojën e ndërtimit të një aeroporti, porti funksional si dhe nevojën për një masterplan kombëtar për turizmin.

Emisioni "Tonight Ilva Tare" vizitoi në këtë sezon turistik qytetin e Vlorës për të folur për investimet dhe nevojat që ky qytet ka për të përmbushur nevojat e turistëve.

Presidenti i Cipa Turs, Arben Çipa, vlerësoi ndërtimin e lungomares duke thënë se ky investim risolli operatorët turistik të huaj që u larguan nga Vlora vite më parë.

Çipa: Lungomaro risolli opeeratorët e huaj turistikë, të cilët në Vlorë kanë qenë para katër vitesh. Flasim për operatorë të huaj. Nga viti i kaluar janë rikthyer.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i përshkroi gjithë investimet që Fondi ka bërë në Vlorë, duke i dhënë një fytyrë europiane qytetit.

Beci: Dukshëm rritja e vlerës së pronave pranë tyre, i shërbimit dhe punësimit në zonën e Lungomares. Sot ka dy linja të kalimit që janë krejtësisht normale në trafik gjatë kohës së sezonit sepse janë kompensuar me një investim shumë të madh dhe të rëndësishëm që është pjesa e rrugës "Dhimitër Konomi" dhe pjesa e Unazës së Vlorës. Bulevardi i Vlorës ka një komponent të fortë të një lloj ambjenti natyral të gjelbëruar për banorët. Vlora ka një hyrje jashtëzakonisht të përshtatshme të një qyteti turistik europian.

Çdo vit turizmi në Vlorë dhe në Shqipëri po shënon progres
Edhe drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, vlerësoi progresin në turizëm të Shqipërisë dhe parashikoi se në të ardhmen do të ketë më shumë sukses.

Islami: Jo vetëm Vlora, gjithë Shqipëria që nga viti '90 dhe këtej gjithmonë ka progres në turizëm, kushdoqoftë rrotacioni politik, vitet bëjnë të veten, turizmi bën të veten. Tani po priten frytet e asaj pune që është bërë 10 vitet e mëparshme.

Shqipëria ka nevojë për një masterplan kombëtar për turizmin
Ralf Gjoni theksoi nevojën e një masterplani kombnëtar për të zhvilluar turizmin dhe sugjeroi krijimin e një Ministrie të veçantë të turizmit.

Gjoni: Shqipëria siç e ka Mali i Zi, siç e ka Kroacia dhe vendet e zhvilluara, ka nevojë për një masterplan kombëtar. E dyta është roli i kapaciteteve shtetërore. Deri dje kemi pasur Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Po flasim për turizmin si sektor strategjik, turizmi ka nevojë për një Ministri të dedikuar, madje edhe sot Turizmi dhe Mjedisi për mua personalisht do të isha dhe për ndarjen në të ardhmen.

Vlorës i duhet një aeroport që do t'i shërbejë jugut

Administratori i Hotel Internacional në Vlorë, Fatmir Hanxhari, kërkoi ndërtimin e aeroportit që më shumë sesa Vlorës do i shërbente 700 mijë banorëve të jugut të Shqipërisë.

Hanxhari: Vlorës i duhet një aeroport dhe jo Vlorës, jugut. Pse? Së bashku me qytetet...