Aktori i ?Portokalli? Erdit Asllanaj ishte sot në studion e emisionit ?Rreze Dielli? në Report TV ku foli për personazhet që e kanë bërë atë të njohur dhe të dashur për publikun. Asllanaj, 5 vite më parë do të ngjitej në skenën e spektaklit të përjavshëm të humorit në ?Top Channel? me personazhin e ?Drejtorit? i cili u prit shumë mirë nga publiku mbase sepse të gjithë do të donin të ishin nga pak ?drejtorë?.
Tani që e kujtoj ishtë emocionuese dalja ime e parë, kisha emocione. Është përgjegjësi e madhe ?Portokallia?, se e ke parë gjithë kohën, ke bërë shkollën dhe pastaj gjendesh aty. Ishte shumë emocionuese
Erdit Asllanaj, aktor
?Në Portokalli bëjmë sherr çdo javë?
Aktori i humorit foli ndërkaq edhe për debatet brenda ekipit të ?Portokalli? sa herë që diskutojnë mbi personazhe, ide apo propozime të ndryshme, siç ndodh rëndom në çdo ambjent pune, por se ai që vendos në fund është regjisori Altin Basha.
Gjithmonë ndodh që në tavolinën e punës ka diskutime dhe aty dalin shumë personazhe. Në një tavolinë pune, ku puna është e tillë, pa debat e përplasje nuk mund të ketë zhvillim. Në përgjithësi fitojnë idetë e Altinit, ose vendos Altini sepse ai e sheh nga syri i jashtëm . Altini i bën balancat e gjërave.
Erdit Asllanaj, aktor
Asllanaj foli edhe për fansat e tij, duke treguar edhe për një episod sa të çuditshëm aq edhe argëtues.
Një ditë më takoi një grua me 2 qese në duar. Më puthi, dhe direkt më tha sa e ke rrogën?
Erdit Asllanaj , aktor