Report Tv - PD me një kompani të re lobuese në SHBA, selia blu do paguajë 40 000 USD

2018-06-25 1

Partia Demokratike do vijojë të lobojë në SHBA, pavarësisht nga skandali me lobuesit e lidhur me rusët në 2017, të cilëve u janë paguar shuma të konsiderueshme nga selia blu, ndërsa në hetim nga prokuroria vijon të jetë burimi i tyre.

PD ka arritur marrëveshjen me një tjetër kompani lobuese në SHBA. Report TV siguron detajet e kontratës me kompaninë lobuese. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur me kompaninë "Sonoran Policy Group" me qendër në Uashington. Ndërsa për kompaninë amerikane ka firmosur Christian Bourge. Kontrata e PD me "Sonoran Policy Group" është lidhur këtë muaj dhe është e vlefshme deri në 11 tetor 2018.

Free Traffic Exchange