Ora News - Gjoni: Duhet të shkojmë drejt turizmit profesional

2018-06-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Tonight" është zhvendosur puntatën e sotme në Vlorë duke trajtuar çështjet e turizmit atje. Ralf Gjoni nga shoqëria civile, tha se janë disa pika për zhvillimin e turizmit.

Gjoni: Unë mendoj se janë pesë pika për zhvillimin e turizmit. I pari që mungon dhe ka munguar gjithmonë është një masterplan kombëtar. Kemi folur vite me radhë për masterplane rajonale. Shqipëria ka nevojë për një plan kombëtar siç e kanë vendet e tjera. E dyta, roli i kapaciteteve shtetërore. Deri dje, ne kemi pasur Ministrinë e Turizmit. Turizmi ka nevojë për një dikaster të veçantë. Shteti ka nevojë të orientojë produktin turistik. Ne duhet të shkojmë drejt profesionalizimit të produktit turistik, duke pasur një orientim të qartë shtetëror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjoni-duhet-te-shkojme-drejt-turizmit-profesional

Free Traffic Exchange