Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të mësueseve të parashkollorit të cilat me urdhër të Xhelal Mziut nuk paguhen nga bashkia e Kamzës.
Premtimit që u bë në muajin prill se mësueset do të paguhen brenda muajit, nuk u mbajt. Madje për këtë, gazetarja e BOOM iu drejtua edhe kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se Xhelal Mziu duhet të zbatojë ligjin.
Edhe pas kësaj deklarate të kreut të PD, Xhelal Mziu përsëri nuk ka zbatuar ligjin.
Gazetarja e BOOM, iu drejtua sërish Lulzim Bashës për këtë rast dhe si përgjigje ai tha se rasti duhet ndjekur në bashki.
Gazetarja: Para dy javësh të thashë për problemin e Xhelal Mziut që nuk ka bërë pagesat e disa mësuesve, megjithatë nuk ka ndrsyhuar situata , vazhdon të mos bëj pagesat.Ju do ndërhyni për të zgjidhur problemin?
Basha: A je interesuar në Bashki?
Gazetarja: Patjetër.
Basha: Shumë mirë, ndiqe në Bashki.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-xhelal-mziu-ben-dysh-fjalen-bashes-spaguan-mesueset-e-parashkollorit