Sekuestrimi i 3.4 milione Eurove, arrestohen 4 persona

2018-06-25 0

Këto janë një pjesë e eurove të sekuestruara nga policia në portin e Durrësit. Siç shihet në këtë foto, shumica e parave janë prerje 50-ëshe, por mes tyre ka dhe prerje 100-ëshe dhe 20-ëshe. Sipas policisë në dy mjete Toyota Yaris janë gjetur 3 milionë e 366 mije e 800 euro, 80 mije franga zvicerane dhe 100 euro false.



Ne njoftimin e shperndare 24 ore pas ngjarjes, policia sqaron se janë arrestuar 4 persona. Në pranga ka rënë Edi Lika pronari i kamionit që transportonte dy Toyota Yaris ku ishin fshehur paratë, djali i tij Klevisi, shoferi i kamionit Agim Çeka dhe personi që do të priste makinat në servisin e tij, Alban Mollaymeri. Në kërkim janë shpallur porositësit e automjeteve në Belgjikë, me iniciale E.V dhe A.V.

Katër të arrestuarit kane mohuar të kenë lidhje me paratë, por kanë pranuar se kanë bërë transportin apo porosinë e makinave. Përveç të hollave janë sekuestruar edhe 7 automjete të tjera, një kallashnikov dhe një radio policie e gjetur gjatë kontrolleve në banesa.

Policia thotë se fillimisht është vënë në dijeni nga burimet e saj, një ditë përpara se kreu i opozitës Lulzim Basha të fliste më 21 Qershor në parlament për transportin e 1.5 milionë eurove. Në njoftimin e saj policia sqaron se rreth orës 17 të asaj dite ishte informuar edhe nga një agjenci ligjzbatuese shqiptare. Grupi hetimor ka dyshime se pas parave të sekuestruara qëndron një grup i strukturuar kriminal dhe po punohet për identifikimin e prestarëve. Dyshimet janë se kjo shumë vjen nga aktivitete kriminale, kryesisht ai i trafikut të drogës.

Free Traffic Exchange