Report TV - Turistët në Shëngjin të rrezikuar nga mungesa e rojeve dhe motorët e ujit

2018-06-25 0

Kanë kaluar një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në bregdetin e Shëngjinit mungojnë kufizuesit e zonës së sigurisë për pjesën e kontrollit nga shpetimtarët dhe nga motorrat e ujit.

Një vit më parë u tentua vendosja e tyre, por rezultoi jo efikase. Vendorët thonë se dallgët e detit i dëmtojnë këto kufizuese pasi ato vendosen në mënyrë amatoreske nga subjektet private, ndaj duhet gjetur një zgjidhje më efikase.

Bashkia e Lezhës ka përcaktuar dy vende në fundin e skalierave, por ende asnjë leje nuk është dhënë për subjektet private që përdorin mjeteve lundruese. Gjithashtu mungojnë edhe shpetimtarët të cilët mund të kenë zonën e tyre të përcaktuar për të vepruar.

Free Traffic Exchange