Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj zhvilloi këtë të hënën dëgjesën e dytë publike për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku të pranishëm ishin artistë, arkitektë dhe urbanistë.
Veliaj propozoi ngritjen e një përfaqësie artistësh e cila do të ketë tagrin negociues për të diskutuar mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës përrreth tij.
Veliaj: Kemi një propozim për teatër të ri, së dyti kemi propozim për teatër të ri pa ndërtesë sipër. Një monolit totalisht i veçuar nga ndërtimet e tjera, prona e bashkisë apo prona e privatit. Ky është progres, kemi avancuar nga ideja. Ka një kërkesë tjetër që teatri gjithashtu të jetë në territorin e vet të pa cënuar. Gjithë kjo energji e mirë besoj se do të na çojë në një rezultat.
Veliaj bëri një paralelizëm me ndërtimin e Arenës Kombëtare, ku tha se nëse do të kishte një UEFA për teatrot, atëherë nuk do të mund të certifikohej për shkak të standarteve që ofron aktualisht.
Veliaj: Kur ka qenë festivali I fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?!
Ashtu si dhe në dëgjesën e mëparshme, edhe këtë herë pati artistë që u shprehën pro ndërtimit të teatrit të ri si dhe të tjerë që mbrojtën tezën e rikosntruksionit.
Artan Imami, i cili foli në emër të artistëve të pavarur u shpreh pro ndërtimit të një teatri të ri, duke mos tjetërsuar pronën rreth tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/propozimi-i-ri-teatrin-pa-kulle-siper