Ora News - Pranimi në Universitete, Mjekësia 340 kuota, Fakulteti i Ekonomisë 1300

2018-06-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka ndryshime të kritereve për pranimet në Universitete, por një pjesë e kuotave kanë pësuar rritje të lehtë. Ekonomiku do të ketë 1300 kuota, Mjekësia 340, Farmacia 100 dhe Stomatologjia 100 kuota.

Universitetet kanë miratuar në nivel senati kuotat dhe kriteret e pranimeve për studentët e vitit akademik 2018-2019.

Propozimet e tyre pritet të marrin dhe miratimin e Ministrisë së Arsimit. Ora News bisedoi me rektorin e mjekësisë, Arben Gjata, dhe dekanin e Ekonomikut Dhori Kule.

Kuotat në Mjekësi kanë pësuar një rritje të lehtë.

Arben Gjata: Kuotat janë pothuajse në nivelin e vjetshëm. Pra ka një rritje të lehtë, Mjekësia ka 300 kuota pranimi megjithë transferimet shkon rreth 340, ndërsa Farmacia dhe Stomatologjia janë në rangun e mbi 100 pranimeve. Edhe këtu ka një rritje të lehtë.

Në fakultetin e Ekonomisë kuotat janë 1300 dhe kriteret janë të njëjta me ato të viteve të mëparshme.

Dhori Kule: Kuotat e pranimit i kemi si vitin e kaluar, janë rreth 1300 pranime. Kriteret janë po ato që kanë qenë në dy vitet e mëparshme. Ato kritere janë testuar dhe na kanë sjellë maturantë shumë të mirë.

Maturantët janë në një moment të rendësishëm për edukimin e tyre; kë program dhe kë universitet do të zgjedhin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pranimi-ne-universitetet-mjekesia-340-kuota-bashke-me-transferimet-farmacia-100