Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biblioteka Kombëtare njoftoi sot shpalljen e emergjencës së këtij instituticioni pas dëmtimeve nga përmbytjet e 23 qershorit në kryeqytet.
Sipas njoftimit për mediat Biblioteka do qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri me 30 qershor.
Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.
Shiu është futur në katet e brendshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare dhe ka dëmtuar materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulëta të sallës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-permbyt-nga-uji-shpall-emergjencen-biblioteka-kombetare