Apeli konfirmon denimin per Denis Shtrazen

2018-06-25 0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar dënimin më burg të përjetshëm për Denis Shtazën, duke i dhënë formë të prerë vendimit të Shkallës së Parë.

32-vjeçari nga Durrësi akuzohet për rrëmbimi, torturimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2016. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shtraza së bashku me disa persona të tjerë hetimi për të cilët vazhdon, kanë rrëmbyer 36-vjeçarin në qendër të Durrësit.

Më pas ai është torturuar për disa orë dhe trupi i tij u gjet ne fshatin Murqin të Fushë-Krujës, i qëlluar me katër plumba në kokë. Sipas Prokurorisë janë gjetur prova shkencore që faktojnë se Shtraza ka marrë pjesë në krim.

I bashkëpandehur ne këtë proces ishte edhe ish-polici Ervin Dalipaj, i vrarë në një atentat në Prill të vitit 2017, në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Bashkë më Dalipajn në mjetin ku udhëtonin mbeti i vrarë edhe Juxhin Dautaj.

Nga hetimi rezultoi se ish-polici dhe Denis Shtraza kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Çollakut. Pavarësisht dënimit, Shtaza gjatë gjithë procesit të gjykimit nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Free Traffic Exchange