Ora News - Glos: Gjermania heq kushtëzimin kur të realizohen reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore

2018-06-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
etëm pak ditë para vendimit zyrtar për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE, Gjermania kërkon më shumë punë për reformën zgjedhore dhe vettingun. Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer tha se Bundestagu gjerman ka dhënë një PO të kushtëzuar për hapjen e negociatave pasi ka ende rezerva për këto dy reforma ndërsa bëri me dije se Gjermania po jep ndihmesë në refomën zgjedhore për të cilën pritet një draft përfundimtar në vjeshtë. Sipas Glos, vendimi përfundimtar mbetet në pikëpyetje pasi Holanda mbetet skeptike.

Bundestagu gjerman vendosi një PO të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë, i ndikuar nga reforma zgjedhore dhe procesi i vettingut.

Në takimin e zhvilluar për një qeverisjes te mirë, Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Walter Glos, tha se për këto dy procese ka ende rezerva.

Ai nënvizoi se skepticizmi shtohet edhe pas vendimit të parlamentit të Holandës.

Glos: Bundestagu gjerman dha një Po të kushtëzuar për Shqipërinë. Procesi do të jetë i lidhur ngushtë me reformën zgjedhore dhe vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe pse reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore po ecin, ne kemi rezerva. Jam skeptik për hapjen e negociatave sepse nga Holanda nuk po vijnë lajme pozitive.

Glos bëri me dije se Gjermania po jep kontribut për reformën zgjedhore për të cilën pritet një draft përfundimtar në vjeshtë.

Glos: Reforma zgjedhore është shume e rëndësishme për ne, pasi kemi kontribuar dhe po vazhdojmë të japim eksperiencë. Urojmë që në vjeshtë të kemi një draft përfundimtar.

Drejtori i fondacionit Konrad Adenauer tha se për Maqedoninë vendimi për hapjen e negociatave ishte i lehtësuar pasi kushtet në këtë rast ndryshojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/glos-gjermania-heq-kushtezimin-kur-te-realizohen-reforma-ne-drejtesi-dhe-ajo-zgjedhore