Kotzias: Të hapen negociatat për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbeten edhe pak dite nga vendimi përfundimtar i Këshillit te BE-se per hapjen apo jo te negociatave per Shqipërinë, Tirana zyrtare me ndihmën e Athinës, ka nisur nje ofensive te fundit, per te bindur vendet te cilat janë skeptike.
Vetëm pak dite përpara nisjes se mbledhjes se Këshillit te Ministrave të Jashtëm të BE-së, te cilët do te hartojnë dhe dokumentin qe do t?i dorëzohet dy dite me pas krerëve te BE-se, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushat zhvilloi nje takim me ata qe janë quajtur si ?Miqtë e Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë shefit te diplomacisë greke Nikos Kotzias.
Ne kete takim marrin pjese ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.
Kryefjala është koordinimi i hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit per Shqipërinë. Por ne kete grup vendesh nuk janë dy nga shtetet te cilat jane dhe me skeptiket per votën pro Shqipërisë, Holanda dhe Franca.
Por Ministri Kotzias ka nënvizuar dhe njëherë se Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet t?i hapen negociatat.
?Kam frikë se nëse Maqedonisë Veriore nuk i jepet një datë për pranim, të gjitha këto përpjekje që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të rrezikohen. Për më tepër, nëse një nga dy vendet fillon negociatat, dhe le të themi, Shqipëria është lënë jashtë, kjo do të krijojë një gjendje jo stabiliteti në rajon. Qëllimi është për të shmangur destabilizimin e Ballkanit?, është shprehur Kotzias
Ndërkaq edhe deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën.
"Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë", tha Wadephul. Deputeti konservator gjerman thekson, se "megjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojmë pozitivisht atë në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi."