http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve ishte e qartë dhe e prerë ndaj të gjithë atyre subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në zonat bregdetare, të cilët kapen me shkelje më shumë se një herë.
?Gjejmë rastin ti drejtohemi publikisht këtyre subjekteve që nuk do të ketë asnjë tolerancë nga administrata tatimore në zbatim të ligjshmërisë së tyre deri në mbyllje të aktivitetit për një periudhë 30 ditore, çka do të dëmtonte realisht punën e tyre?.Por e kundërta do të ndodhë me ato subjekte që vetëkorrigjohen.
?Për ato sipërmarrje që demonstrojnë përgjegjshmëri në ushtrim të aktivitetit të tyre, do të kemi një qasje më pozitive, duke reduktuar kontrollet në terren, për sa kohë ata paguajnë rregullisht detyrimet reale.?Me nisjen e sezonit turistik vëmendja e administratës tatimore fokusohet tek tatimpaguesit në zonat bregdetare, të cilët riaktivizojnë aktivitetin e tyre. Prej një jave tatimoret janë në terren për të verifikuar ligjshmërinë e tyre.
?Gjatë prezencës tonë kemi vënë re se vijon të ketë ende tatimpagues të cilët ushtrojnë veprimtari të paregjistruar apo që ende nuk e kanë aktivizuar, apo edhe që nuk lëshojnë kupon tatimor?Sipas të dhënave, janë rreth 20 mijë biznese që do të kalojën ën sitën e tatimorëve përgjatë 2 muajve në vijim. Ndaj tatimet i bëjnë apel bizneseve që të presin kuponin, të dokumentojnë mallin gjendje si dhe të riaktivizojnë aktivitetin e tyre.