http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të jesh refugjat, nuk është një zgjedhje që bëhet me dëshirë. E tillë është edhe për personat të cilët janë në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru.
Numri i personave që gjenden në të ndryshon nga dita në ditë për shkak të atyre që vijnë e atyre që tentojnë të ikin me çdo kusht ne perëndim.
?Numri i personave ne qendër ndryshon çdo dite. Njerëzit vine e ikin përditë. Mbrëmë mund te ishin 150 persona brenda ne qendër, sot ne mëngjes mund them se ishin 50-60 persona. Këtu vine refugjat te cilët i kap policia ne Mal te Zi, ose ata që vijnë nga Greqia.?
Në këtë qendër ka refugjatë nga Siria, Afganistani, Pakistani si dhe kombësi të tjera. Ata thonë se kanë qenë të detyruar të largohen për shkak të konflikteve të armatosura në vendet e tyre. Për të mbërritur deri këtu, kanë paguar mijëra euro.
?Jam nga Siria dhe jam larguar për shkak të luftës në vendin tim. Familja ime është tashmë në Gjermani dhe dua tu bashkohem atyre. Nga Siria kam udhëtuar nëpërmjet Turqisë, Greqisë dhe kam arritur në Shqipëri. Deri më tani u kam paguar trafikantëve për udhëtimin tim 5 mijë euro.?
?Jam nga Jemeni. Hyra ne Shqipëri nga Greqia. Kam udhëtuar nëpërmjet Omanit, Iranit, Turqisë, Greqisë dhe ne fund ne Shqipëri. Kam paguar 6 mije euro për udhëtimin dhe dua të shkoj në Gjermani, t?i bashkohem vëllait tim aty.?
?Vij nga Afganistani. Kam udhëtuar nëpërmjet Iranit, Turqisë, e me pas Greqisë deri sa kam mbërritur në Shqipëri. Kam paguar grupe te ndryshme njerëzish për të kaluar nga një shtet ne tjetrin. Për të kaluar nga Greqia në Shqipëri kam paguar 300 euro. Dua të shkojë ne Francë t?i bashkohem familjes.?
Vetëm pak ditë më parë, zv/ministrja e brendshme, bëri të ditur se në gjashtë muajt e parë të vitit janë kapur 2400 shtetas sirian të cilët kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.