TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një tjetër dëgjesë me artistët për Teatrin Kombëtar. Një pjesë e artistëve kundërshtojnë shembjen e teatrit dhe ngritjen mbi rrënojat e tij të një godine të re. Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t?i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm
Nëse do të kishte një institucion të ngjashëm e si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht. Do të doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. Gjatë debatit artistët ishin të ndarë. Artan Imami u shpreh se është pro ndërtimit të një teatri të ri, por të ruhet e gjithë sipërfaqja.
Ajo që dua të deklaroj është që të gjitha ata që do e gjejnë veten në këtë deklarim mund ta firmosin qoftë virtualisht qoftë me qëndrimet e tyre publike. Ne artistët e pavarur të cilët nuk jemi pjesë e asnjë shoqate, apo grupi artistësh apo anëtarë sindikatash të cilët gëzojmë po të njëjtat të drejta në lidhje me godinën e teatrit Kombëtar dëshirojmë që t?i bëjmë me dije gjithë opinionit publik dhe dashamirësve të teatrit në vendin tonë se: Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar.
Ndërsa aktori Neritan Liçaj theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjësi të lartë qytetare i bënë me dije cdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projekt-ligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar.
Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë cdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim.Pas largimit të tij, Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese.
Unë e pashë fotografimin në celular, që i thanë ?Ik prish mbledhjen? dhe do ta publikoj. Para se të fliste Neritani e kam saktësisht porosinë e partisë dhe do ta botoj. Por e kam zgjedhur vetë të bëj këtë rol. Të moderatorit, edhe pse i di të gjitha. Sot do bëj një dëgjesë qytetare. Kjo ndarje e artistëve është fyese.
Erion Veliaj