Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Babë e bir, Edi dhe Klevis Lika, pronarë të trajlerit që bënte tranportin e dy makinave "Toyota Yaris" ku u gjetën dhe sekuestruan 3 milionë e 470 mijë euro kontrabandë janë ndaluar nga policia.
Policia ka ndaluar gjithashtu edhe shoferin, Agim Cani.
Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.
Makinat Toyota kishe mbërritur në portin e Durrësit nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona-Bari.
Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.
Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë falso.
Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.
Makinat u porositën nga një biznesmen nga Kosova
Mësohet se biznesmeni që ka porositur këto automjete është nga Kosova, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Po hetohet se kush është biznesmeni në Kosovë, policia e Durrësit është lidhur me policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth këtij biznesmeni.
Edhe me autoritetet belge dhe italiane po bashkëpunohet për të gjetur personin i cili i ka ngarkuar këto automjete.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makinat-me-euro-ndalohen-babe-e-bir-pronare-te-trajlerit-dhe-shoferi