Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku mes tyre është edhe një fëmijë 6 vjeç.
Sipas policisë aksidenti u regjistrua në vendin e njohur si Kthesa e Rrencit, pranë varrezave të dëshmorëve, mes dy automjeteve.
"Me datë 24.06.2018, rreth orës 19:56, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër - Vau i Dejës, në vendin e quajtur " Kthesa e Rrencit " , ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me mjetin tip Opel", tha policia.
Të plagosurit janë:
1-Viktor Ndreka 35 vjeç
2-Monda Ndreka 38 vjeçe
3-E. Ndrka 6 vjeç
4-L. Ndreka 17 vjeçe
5-M. Ndreka 13 vjeçe
6-Kristiano Vaso 24 vjeç
Policia thotë se të plagosurit janë banues të gjithë banues në fshatin Guri i Zi. Ata po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-shkoder-5-te-plagosur