Ora News - Kamp refugjatësh? Demalia: Minë me sahat në Shqipëri!

2018-06-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Ilir Demalia tha se është e papranueshme që në Shqipëri të ngrihet një kamp për refugjatët. Në një lidhje me skype nga SHBA, ai tha se të fusësh emigrantë nga lindja në Shqipëri është njësoj si të vendosh një minë me sahat.

Ilir Demalia: E papranueshme absolutisht, jo se jam kundër emigrantëve se unë kam emigruar vetë. Pranimi i emigrantëve në Shqipëri, në një vend ku ka 2 mln banorë, në një vend ku ka probleme të mëdhaja sociale, në një vend ku nuk funksionon shteti, policia. Fakti që dorga sot transportohet në mënyrë të lirë, të fusësh dhe emigrantë nga lindja ku me to mund të futen elementë terroristë, do të thotë të fusësh një minë me sahat në Shqipëri.

Nuk e di do ta pranojnë shqiptarët këtë, por kjo për mua është e papranueshme. Problemi është se secili do të ruajë shtëpinë e vetë përpara.

Shqiptarët duhet të marrin shumë vendime. Më vjen keq, por shqiptarët po tregohen shumë indiferentë për të protestuar për vendin e tyre, për të drejtën e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kamp-refugjatesh-demalia-mine-me-sahat-ne-shqiperi