SHKODËR-Dy makina janë përplasur ?kokë më kokë? rreth orës 20:00, ndërsa 7 persona janë plagosur, 2 rëndë dhe 5 raportohet se janë jashtë rrezikut. Mjetet e përfshira në aksident janë një ?Fuoristradë? ku udhëtonte një familje dhe një ?Benz? me dy persona. Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip ?Fuoristradë? është spostuar duke përfunduar jashtë rrugës.
E ndërsa dy personat që ndodheshin te makina tip ?Benz? janë nxjerrë dhe janë dërguar në spital, nga ?Fuoristrada? gruaja dhe fëmijët janë nxjerrë, ndërsa kryefamiljari, që ishte duke drejtuar makinën, Viktor Ndreka është ende brenda automjetit.
Zjarrfikësja dhe policia po punojnë për të nxjerrë Viktor Ndrekën nga makina dhe për të dërguar në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit në fshatin Rrenc pasditen e sotme ka qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës.
Të plagosurit
Te ?Fuoristrada? po udhëtonin
Viktor Ndreka (Ende në makinë)
Monda Ndreka 39 vjeç
L. Ndreka 17 vjeç
M. Ndreka 13 vjeç
E. Ndreka 6 vjeç
Te 'Benz'-i po udhëtonin
Amarildo Martini 19 vjeç
Kristiano Vaso 24 vjeç