Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur/ Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca në vendngjarje

2018-06-24 0

SHKODËR-Pesë persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë nga një aksident që është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Renc.

Dy makina janë përplasur rreth orës 20:00, ndërsa personat që ishin brenda, tre te njëra dhe dy tek tjera janë plagosur. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.