Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ata që frekuentojnë pishinat duhet të tregojnë kujdes pasi mund të marrin infeskione të ndryshme. Më të rrezikuar janë të vegjlit ndaj mjekët apelojnë prindërit që ti drejtohen qendave shëndetësore nëse do të konstatojnë shenja në trupin e tyre.
Ardhja e stinës së verës dhe temperaturat e larta kanë rritur frekuentimin e pishinave dhe plazheve. Por larja në një pishinë përveç relaksit mund të shkaktoje edhe infeksione. Mjekët thonë se në to mund të merren sëmundje të ndryshme si ato gastrointensinale dhe infeksione të lëkurës, syve dhe veshëve.
Tatjana Nela: Në radhë të parë mund të shkaktojë infeksioneve të lëkurës. Mund të shkaktohet diare, gjatë gëlltitjes së ujit. Mund të japë infeksione në sy, në vesh etj.
Por më të ndjeshëm ndaj infeksioneve janë të vegjlit. Mjekja pediatre Tatjana Nela rekomandon paraqitjen e menjëhershme te mjeku për të kapur në kohë sëmundjet dhe për t?i kuruar në mënyrën e duhur.
Tatjana Nela: Duke mos shkuar te mjeku mund tja ngjiti një fëmijë tjetër. Edhe skuqja e syve mund të ngjitet tek një fëmijë tjetër.
Si duhet të veprojmë për të evituar infeksionet? Mjekja Nela, këshillon:
Tatjana Nela: Rëndësi ka që pishina të klorifikohet, fëmijët përpara se të futen në pishinë duhet të bëjnë dush, pasi djersa e trupit kur futet në ujë me klorin shkakton iritim të lëkurës.
Edhe pse uji i pishinave është i klorifikuar gjasat për infeksione sërish janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që i rezitojnë edhe klorit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kujdes-nga-pishinat-shkaktoje-infeksione-te-ndryshme