Një shesh për të gjithë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi europian dhënë në Barcelonë për Sheshin ?Skënderbej?, si hapësira publike urbane e vitit 2018, është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që jo vetëm e kundërshtuan ndërtimin e tij, por edhe hodhën akuza ndaj ideuesve.Kryeministri Edi Rama tha se akuzat u vërtetuan falso, ashtu sikundër i gjithë debati i sotëm për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.?Një nga frazat e përsëritur shumë nga kundërshtarët ishte se projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës, për shkak se sheshi nuk do ishte asgjë tjetër vetëm një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do përfitonin nga pushteti për të ndërtuar një pazar. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme. Ashtu si është sot ai për kampin e refugjatëve, apo të tjerë?
Por shndërrimi i sheshit kryesor të Tiranës vërtetoi se hapësira të tilla publike gjenerojnë të ardhura.?Programi i Rilindjes Urbane, nuk është çështje zbukurimesh, pro zhvillimi të mirëfilltë ekonomik e social. Shifrat tregojnë sa ka ndryshuar situata ekonomikisht kudo falë programit, kemi bërë zinxhirin e ndërhyrjet që kanë bërë nxjerrjen e kartolinave me lehtësinë më të madhe, që nga Bajram Curri e deri në Konispol?Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, tha se po mbyllet një kapitull 10 vjeçar, ku mbizotëronte pyetja: qytet për njerëzit apo për makinat. Sipas tij, nga një shesh ku në ditë qarkullonin mbi 100 mijë makina, tashmë është një hapësirë ku shkelet nga 150 mijë qytetarë. Krenar për çmimin e marrë, Veliaj tha se në të ardhmen Tiranë do të marrë një tjetër çmim, atë për teatrin më të bukur.
?Sot kemi disa sfida të tjera, atë të teatrit. Kam besim se pas disa vitesh do marrim një çmim për Teatrin më të bukur ku bëhet arti më i bukur. Ashtu si mrekullia që po ndërtohet stadiumi, do kemi dhe Teatrin e ri?
Por për opozitën i vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë. Nënkryetari demokrat Edi Ploka, në një postin në Facebook, shkruan se vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, dhe sheshi u kthye në kënetë llumi dhe ambientet e Bashkisë u përmbyten, për shkak të sheshit, kanë guximin të dalin e të mburren. ?Vjedhin 25 milion dhe sot thonë nuk kemi para për teatrin?, shkruan Paloka.

Free Traffic Exchange