Llogaridhënie në Kamëz, Gjiknuri: Për plehrat tuaja fajin e ka Bashkia - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet në rrugët që lidhin Veriun e vendit me kryeqytetin janë duke u planifikuar nga qeveria. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës dhe energjetikës, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies në Kamëz.?Ju e dini se ne po ndërmarrim investime të mëdha për gjithë pjesën e rrugëve lidhëse për nga veriu. Kjo do të thotë se edhe rruga Thumanë-Kashar, besoj nga Shtatori do të fillojë. Do të ketë një lehtësi të trafikut edhe drejt Kamzës pasi pjesa e veriut do të shkojnë drejt autostradës Tiranë-Durrës. Edhe pjesa nga Fushë Kruja në Kamëz do të ketë gjithashtu një lehtësim të trafikut?
Për sa i përket problemit disavjeçarë të mbetjeve në Kamëz, Gjiknuri tha se shkak për moszgjidhjen e tij, është bërë mungesa e bashkëpunimit nga ana e Bashkisë së Kamzës.?Ne i kemi propozuar kryetarit të bashkisë po jua themi. Ne po ngremë një incenerator në Sharrë dhe Kamza nuk ka pse të trajtohet veç si Tirana. Qeveria shqiptare ka marrë risqet e saj, ne shpenzojmë disa milionë dollarë çdo vit vetëm për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Skema jonë ka qenë që edhe mbetjet e Kamzës të shkojnë në Sharrë dhe të përpunohen aty. Qeveria do të japë mbështetjen e saj, bashkia do të marrë edhe ajo një risk, një kontribut të vogël financiar. Nuk kemi gjetur bashkëpunim. Këtë po jua them, zgjidhja është aty, problemi i mbetjeve në Kamëz do të zgjidhet siç po zgjidhet edhe në Tiranë. Është e rëndësishme që pushteti vendor këtu të jetë bashkëpunues me qeverinë në këtë drejtim?.
Në takimin e tij me banorët e Kamzës, Gjiknuri ka qenë i shoqëruar nga Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës Blerina Gjylameti dhe deputeti Rakip Suli.

Free Traffic Exchange