http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas protestave disa ditore të qytetarëve dhe bizneseve që kanë në zotërim mjete lundruese, Ministria e Infrastrukturës është detyruar të marrë disa masa lehtësuese për mënyrën se si do të lëvizin jahtet apo mjetet turistike, vendase dhe të huaja në ujërat e brendshme shqiptare.Drejtoria e Përgjithshme Detare ka nxjerrë një urdhër, sipas të cilit të gjitha jahtet turistike do të njoftojnë një herë të vetme portin e parë që prekin dhe të fundit para se të largohen nga territori shqiptar.Lëvizja e mjeteve turistike për një afat një mujor do të mjaftohet vetëm me njoftimin e kapitanerisë në portin përkatës, me përjashtim të rasteve kur drejtuesit e mjeteve lundruese kërkojnë shërbime të ndryshme portale. Ky është një lehtësim që vjen në nxitje të sektorit të turizmit, pasi ecejaket që duhet të kryejë një shtetas i huaj që kërkon të pushojë disa orë apo më shumë se një ditë në territorin shqiptar ishin thuajse torturuese, duke bërë që turistët të zgjidhnin portet e vendeve fqinjë.Paralelisht me lëvizjen e jahteve edhe për anijet turistike që shërbejnë për transport pasagjerësh leja e nisjes do të behët një herë në jave nga kapitaneria e portit, ndërsa inspektorët e kalatave do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme në këto mjete lundruese para nisjes dhe mbërritjes në port.Sipas urdhrit të dalë, në çdo rast këto anije turistike duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm, në të kundërt do të bllokohen.Sa i përket mjeteve lundruese me flamur shqiptar nën 42 metra që lundrojnë brenda ujërave shqiptare, nga një port në tjetrin do të trajtohen me ekuipazh si mjete lundrimi portal.