Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e konsideron lajm të rremë atë të përhapur ditët e fundit për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.
Rama: "Ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm se një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh në pazar.
Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të fake news-t përpara se fake news të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës. Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë".
Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë në një ceremoni organizuar në sheshin "Skëndebej", arkikterkura dhe hapësira e tij publike fituan çmimin e parë në Barcelonë të Spanjës. Sheshin e ka pazemër, ashtu siç ai u shpreh gati për të shkuar libër, pasi e ideoi gjatë kohës kur ishte kryetar bashkiake.
Rama: Mbi këtë projekt dhe historinë e këtij projekti mund të bëhet një libër i tërë. Dhe do kisha shumë dëshirë nëse koha do ma lejonte ta shkruaja këtë libër. Sidoqoftë, jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë, mund ta bëjnë librin e historisë së rindërtimit të sheshit Skënderbej për një rilindje të mirëfilltë urbane.
Projekti që më pas u vijua nga kryebashkiaku Veliaj, i cili tregoi vazhdimisht në fjalën e tij mirënjohjen për skuadrën e Ramës.
Veliaj: Ne ishim në garë me 279 projekte të tjera nga 32 vende në Evropë. Në finale ishim në garë me vetë Barcelonën, me Ukrainën. Pavarësisht kush e talli, sot të gjithë mund t'i ulim armët dhe të themi se jemi krenar që patëm një vlerësim dinjitoz për sheshin Skënderbej.
Sheshi Skënderbej është i të gjithëve; pavarësisht brezave apo atyre që patën kritika për projektin final.
Rama: Nëse historia dhe koha do të ndalej me ta, ata do të meritonin vetëm atë që ndërtuan, një gropë ku të llokoçiteshin gjithë jetën, por fëmijët e tyre meritojnë diçka krejt tjetër dhe ne jemi këtu edhe për fëmijët e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-lajmi-kamp-refugjatesh-fake-news-si-mijera-lajme-te-tilla-ne-shqiperi