Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas çmimit fitues për sheshin Skëndërbej për arkitekturën dhe hapësirën publike në Barcelon, një tjetër projekt ai i Pazari i Ri i fitoi çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër.
Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës "Koszyki", sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.
Juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën moderne të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur.
Gjithashtu, Pazari i Ri u konsiderua edhe si një model inovativ i biznesit, pasi është një qendër tregtare që përfshin 308 biznese dhe siguroi rreth 1,007 vende pune.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pazari-i-ri-merr-cmim-si-projekti-me-i-mire-2018-ne-londer