E varfër dhe pa asnjë përkrahje jeton familja e 48 vjeçarës Lindita Maloku në Fermë Çlirim të Fierit. Ajo ka kërkuar vazhdimisht ndihmë nga shteti, por nuk e ka gjetur atë, sa që para pak kohësh tentoi të vetëflijohet duke u hedhur nga nje pallat 5 katësh. Por edhe kjo tentative nuk i ka shërbyer për asgje pasi jetesa e saj vijon të jetë një ferr.
Me një djalë të sëmurë dhe me kushte skandaloze jeton Lindita Maloku nga zona periferike e qytetit të Fierit. Shtëpia e saj më suva të rënë, dikur përdorej si stallë për mbarështimin e kuajve të fermës, ndërsa sot është kthyer në banesë ku jeton në varfëri të skajshme zonja e cila pak kohë më parë tentoi të vetëhidhej nga një pallat 5 katësh në qytetin e FIerit. Me lot në sy ajo tregon peripecitë e të jetuarit në kushte të tilla, e për tentativën e vetëhedhjes Lindita thotë se ishte në gjendje depresive kur ndërmori në hap të tillë.
Zonja maloku prej disa kohësh është ndarë edhe nga bashkëshorti, e shkak i kësaj ndarje sipas saj është keqtrajtimi që i bënte i shoqi.