Report Tv - Ura e Kurçajt në Krujë drejt shkatërrimit, asnjë përkujdesje për monumentin kulturor

2018-06-22 1

Është monument Kulture, por mungesa e vëmendjes nga ana e shtetit ka bërë që ura, e cila ndodhet mbi lumin Zerzës, në fshatin Kurçaj të Krujës të shkojë drejt degradimit total. I përket shekullit XVIII dhe ka një pamje mjaft të bukur, por për shkak të lënies në harresë ura tashmë është e pakalueshme.

Shirat e kohëve të fundit kanë bërë që pjesët, të cilat lidhen me brigjet e lumit, të jenë të shkëputura tërësisht. Banorët dhe historianë të zonës thonë se shpesh janë ankuar për gjendjen në të cilën ndodhet ura, por deri tani asnjë nga përfaqësuesit e monumenteve të kulturës nuk ka denjuar për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet ky objekt, monument kulture i kategorisë së parë.

Free Traffic Exchange