Blogerja nga Kosova Argjira Spanca dhe aktori i njohur Marko Caka ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Spanca tregoi se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë brusketa me salcë avokado, vezë dhe pomodorini.
Ndërkohë Caka kishte zgjedhur të përgatisë një recetë tradicionale shqiptare, pule me oriz dhe gjalp. Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e blogeres Argjira Spanca.