Ora News - Prezantohet skema lehtësuese për taksën në Rrugën e Kombit, ja sa do paguani!

2018-06-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar zyrtarisht paketën lehtësuese për banorët e Kukësit. Sipas Gjiknurit, pagesa do nisë në 17 shtator dhe për banorët pagesa do të jetë 100 lekë me TVSH për një kalim, ndërsa nga lehtësitë do të përfitojnë edhe bizneset kosovare. Gjithashtu lehtësi do të ketë dhe për frekuentuesit e shpeshtë. Ndërkohë që efekti në buxhet sipas Ahmetaj për shkak të paketës lehtësuese është 48.5 mln euro.

Tarifa që do të paguajnë banorët e Kukësit për të kaluar në rrugën e Kombit do të jetë 100 lekë më TVSH për një kalim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantuan skemën lehtësuese gjatë një takimi me përfaqësues nga Qarku i Kukësit.

Ministri, Damian Gjiknuri, tha se aplikimi i tarifës do nisë në 17 shtator dhe lehtësi do ofrohen edhe për bizneset kosovare që e frekuentojnë shpesh këtë segment.

Ulja për frekuentuesit e shpeshtë do të përllogaritet në bazë të kalimeve që do të bëjnë në këtë rrugë gjatë një muaji.

Gjiknuri: Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezantohet-skema-lehtesuese-taksen-ne-rrugen-e-kombit-ja-sa-do-paguani