Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë takimit në Himarë në kuadër të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama u njoh nga qytetarët me një sërë rastesh me probleme pronësie.
Njëri prej tyre ishte edhe i një zonje, e cila ngriti dy shqetësime, izolimin e shtëpisë nga një ndërtim pa leje, dhe mos marrjen e lekëve të shpronësimit nga bashkia Himarë.
Ajo lëshoi edhe një lumë akuzash për këtë institucion dhe kryetarin, duke deklaruar se ky i fundit punon vetëm për fisin.
Rama i premtoi zgjidhje të problemeve nëse zonja vërteton me dokumenta, duke i sugjeruar që të shkruajë tek platforma Shqipëriaqëduam.al.
Gruaja: Familja ime në vitin 1991 shkuam jashtë shtetit për të nxjerrë 5 lekë për të rregulluar shtëpitë tona, por nuk nxorëm fitim por patëmn shumë humbje sepse gjatë kohës që ishim jashtë mua më prishën shtëpinë këtu. Aristotel Zoto ka ndërtuar shtëpinë katër kate pa leje, pa asnjë lloj ligji.Unë kam mbetur pas si në kasollen e derrave sepse më ka zënë pamjen e shtëpisë aty.Të jesh në Himarë dhe të mos shikosh det. Nuk kam një vend ku të më vinë 5 njerëz nga Kuçova e Beratit, kot që jam në bregdet.Ju drejtuam policisë ndërtimore, ajo nxori vendim prishje për një kat papafingo. Megjithatë e kundërshton vendimin Aristotel Zoto, ky vendim nuk është i drejtë thotë. Iu drejtuam gjykatës, asaj të Apelit dhe të Lartë ku ka qenë drejtor Mark Nikolla.
U përkrah vendimi i policisë ndërtimore nga drejtori Mark Nikolla dhe e lanë vendimin e policisë ndërtimore për ti hequr një kat papafingo, vinë drejtorët Elez Ahmetaj, Ibrahim Morina, të gjithë ata Drejtorë që u ndërruan jepnin urdhra ekzekutimi por në fund nuk ekzekutohej asgjë. Thoshin shkoni tek Bashkia. Bashkia në Himarë nuk punon. I kanë dhënë dhe dokumentat për legalizim, ja dha Vasil Bollanon kur ishte në detyrë se kishte lidhje nga gjyshja dhe nga gruaja me personin që më ka bërë keq për shtëpinë. Dhe tjetri, Gjergji Goro, e ka djalin e hallës dhe nuk mund ta prishë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gruaja-ben-telef-kryebashkiakun-e-himares-ne-sy-te-rames-punon-vetem-fisin