PD: Jane mbyllur 6 mije biznese

2018-06-22 0

Partia Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku denoncoi sot mbylljen e gati 6 mijë bizneseve të vogla në pak muaj për shkak të dyfishimit të barrës fiskale.
" Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën. Sot, një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku. Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën", tha Tabaku.

Free Traffic Exchange