Ora News - Himarjotja sms Ramës: Më kanë vjedhur motorin!

2018-06-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Lumit" të shqetësimeve të banorëve të Himarës, i është bashkuar edhe një grua, e cila iu ankua kryeministrit Edi Rama se prej një viti i kanë vjedhur motorin e varkës dhe nuk ka marrë ende zgjidhje. Me ndërhyrjen e tij, Rama tha se gruaja i kishte dërguar edhe mesazh, por autorët nuk ishin gjetur ende.

Bashkëbisedimi:

Gruaja: Po bëhet gati një vit që më kanë vjedh motorin e varkës. Hapën xhamin, u futën brenda dhe e morën nga ora 12 e natës. Kam bërë ankesë tek Policia e Himarës dhe të gjithë me radhë. Shefi i Krimeve nuk na jep asnjë përgjigje.

Rama: Nuk ke bërë ankesë vetëm në Policinë e Himarës, më ke çuar edhe mua mesazh.

Gruaja: Nuk kam marrë përgjigje.

Rama: Më ke çuar edhe mua mesazh, por tani përgjigje nuk ke ç'merr. Ose do të marrësh motorin ose do të thonë se po merremi me këtë punë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banorja-nga-himara-rames-prej-1-viti-me-kane-vjedhur-motorin-sme-jep-askush-shpjegim